Presidenti Gjorge Ivanov, në kolumnën e publikuar sot në gazetën britanike Telegraf, thotë se Maqedonia po përballet me goditje të drejtpërdrejtë nga kriza e migrantëve, e cila shkakton një sërë sfidash të sigurisë, sociale dhe shoqërore për të tërë kontinentin evropian.
Presidenti Ivanov shton se BE-ja deri më tnai nuk ka dëshmuar ndërgjegjësim për përballje me krizën, përfshirë edhe me lëshimin e saj për ta integruar Ballkanin.
“Në Evropën e bashkuar sot ka më shumë mure se sa që ka pasur Evropa e ndarë gjatë Luftës së Ftohtë. Derisa Greqia po përballet me rrezik nga kriza humanitare, në kufijt e Ballkanit janë sistemuar armatat të cilat janë në gjendje gatishmërie. Çdo ditë përballemi me tentime për hyrje ilegale në Maqedoni, dëmtim të pronës shtetërore dhe private, përdorim të pasaportave të falsifikuara dhe akteve të dhunshme kundër forcave të sigurisë në linjën klufitare nga ana e migrantëve. Qëllimi i tyre është të evitohen procesi i regjistrimit dhe kontrollet e personave të cilët meritojnë të drejtë azili. Paradoks është që tërë kjo po ndodhë nga territori i shtetit i cili është pjesë e zonës së Shengenit. Jemi sjellur në situatë që Maqedonia ta mbrojë Evropën nga Bashkimi Evropian”, shkruan presidenti Ivanov në kolumnën për Telegrafin britanik.
Në kolumnën për Telegrafin, të publikuar në prag të samitit evropian kushtuar krizës së migrantëve, Ivanov thekson se Maqedonia do të vazhdojë të punojë për zgjidhje të përbashkët evropiane, duke shtuar se Greqia, për momentin, është hallka më e dobët në Evropë dhe ndihma nga BE-ja, para së gjithash të kahëzohet drejt Maqedonisë dhe drejt fqinjit tonë jugor. Ivanov thotë se kriza e migrantëve ia ka përkujtuar Evropës se Ballkani me shekuj ka qenë korridori kyç drejt Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, e megjithatë ka qenë i lënë jashtë Bashkimit Evropian.
“Duhej të kalonin një milion migrantë dhe refugjatë për ta përkujtuar Unionin se nga të gjitha korridoret e migrantëve, më i shpejtë, më i sigurtë dhe më i lirë është mu korridori ballkanik”, thotë Ivanov. Përveç anashkalimit të integrimeve të Ballkanit, Ivanov vlerëson se shkak për krizën është gjeneralizimi i migrantëve, me ç’rast fillimisht të gjithë kërkuesit e azilit janë konsideruar refugjatë, të cilëve u është e domosdoshme mbrojtja humanitare, ndërkaq pas sulmeve në paris, ndaj të gjithëve po zbatohet tehu i sigurisë. Ivanov njëherit parasheh se kriza tregon për problem serioz politik brenda vetë Unionit, nga marrëdhëniet ndërmjet shteteve të caktuara, deri te modeli i tyre i integrimit të migrantëve.
“BE-ja funksionon shkëlqyeshëm në kohë paqeje dhe prosperiteti, por jo edhe në kushte të krizës. Çdo ditë gjithnjë e më tepër po sillet në pikëpyetje besimi ndaj sistemit evropian. Çmimi i procesit të desovranozomit ëlshtë tejet i madh. U dëshmuja se kriza nuk mund të zgjidhet vetëm me deklarata politike dhe procedura byrokratike, por duhet të menaxhohet me ndihmë dhe mbështetje nga ana e shërbimeve të sigurisë dhe strukturave ushtarake. Kriza e migrantëve dhe refugjatëve e vë në kontroll modelin evropian të integrimit. Nëse, në vend të bashkimit në dallueshmëri, Evropa tani do të bashkohet kundër dallueshmërisë? Nëse në vend të integrimit pa asimilim, Evropa tani preferon integrim me asimilim?”, shkruan Ivanov. /Telegrafi/