Telegrafi

Ivanov: Kush mund të thotë se ajvari nuk është prodhim maqedonas?

Gjatë punimeve në Sarajevë të nismës rajonale afariste ”Summit100”, kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka thënë se Maqedonia është shembull shkollor i dështimit të BE-së dhe NATO-s, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Portali Libertas bën të ditur se duke kritikuar sjelljen e NATO-s dhe BE-së ndaj Maqedonisë, si një vend kandidat, në panel diskutimin, Ivanov ka thënë: „kemi 17 plane aksionale për anëtarësim në NATO, pra për në Guines, dhe se nuk ka vend, armata e të cilit është verifikuar, aq sa është verifikuar armata maqedonase“.

Ivanov kakritikuar edhe Greqinë, për të cilën ka thënë se: „Fati e solli që të jemi komshi, me të cilin nuk ia del në krye as Bashkimi evropian, e as bota. Quhet Greqi. Ndërkaq, dëshirojnë që ne të përpiqemi me ata, të gjejmë zgjidhje për atë që është identiteti jonë, veçoria e jonë, të ndrojmë emrin, idenitetin, gjuhën, toponimet … Kush do të thotë se poezia ”T’ga za jug”, nuk është brend maqedonas, kush do të thotë se muzika ”Od Makedonija”, nuk është maqedonase, se edhe ajvari nuk është prodhim maqedonase? Dëshironi edhe këtë të na e merrni. Nuk e japim.“