Telegrafi

Ivanov: Komisioni për Antikorrupsion të procedojë njëjtë edhe me funksionarët tjerë

Pas paralajmërimi se Komisioni për Parandalim të Korrupsionit do të ngrit procedurë për kontroll të pasurisë së presidnetit Gjorge Ivanov, kanë reaguar nga kabineti i presidentit duke përshëndetur hapjen e procedurave.

Nga kabineti thonë se presidenti Gjorge Ivanov ka shprehur falënderim që Komisioni për Antikorrupsion do të ngritë procedurë për verifikimin e gjendjes së pasurisë së tij, dhe se ai dha mesazhin se i pastër ka hyrë në politikë dhe i pastër do të del në fund të mandatit të tij të dytë.

Lexo po ashtu Komisioni për Antikorrupsion do të kontrollojë pasurinë e presidentit Gjorge Ivanov

“Inkurajojmë Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit që të procedojë pas këtij rasti. Por, gjithashtu inkurajojmë Komisionin që të procedojë edhe për mbajtësit e tjerë të funksioneve shtetërore dhe funksioneve publike në Republikën e Maqedonisë, njëjtë siç po procedon me rastin e presidentit Ivanov”, thonë nga kabineti i Presidentit./Telegrafi/