Site icon Telegrafi

Ivanov kërkon më shumë kushte për Ushtrinë e Maqedonisë

Kryetari i shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka thënë se ushtrisë i duhen më shumë kushte për t’u përballur me sfidat e shekullit 21, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Si komandant i lartë i ushtrisë, çdo herë kam kërkuar më shumë kushte për juve, kushte që janë bashkëkohore për sfidat e shekullit 21. Juve ju duhet përgatitje teknike dhe logjistike që të përballeni pa brenga me sfidat e shekullit. Për këtë do të luftoj institucionalisht deri në fund të mandatit tim” përfundoi Ivanov i cili sot ishte prezent në ushtrimet e rregullta të ushtrisë.

Këto ushtrime ai i vlerësoi si të shkëlqyeshme dhe tha se ushtria ka burime njerëzore për t’u përballur me sfidat e kohës por tani duhet të ndihmohen edhe institucionalisht. /Telegrafi/

Exit mobile version