Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në Bruksel realizoi takim me njeriun e parë të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, nga i cili kërkoi angazhim dhe dërgimin e mesazheve pozitive në drejtim të zhbllokimit të integrimit të Maqedonisë në Bashkimi Evropian.
Në deklaratën pas takimit Ivanov tha se fokusi ka qenë e ardhmja evropiane e Maqedonisë dhe ajo që shteti po bën që përfundimisht të merr datën për fillimin e bisedimeve, por edhe për gjendjen në rajon dhe BE, si dhe për çështjen e emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tusk dëshiroi të dëgjon për qasjen tonë rreth gjendjes në Bosnjë dhe Serbi. Biseduam për krizën e emigrantëve dhe theksuam përvojat nga viti 2015. Do të thotë u hapën tema për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, gjendjen në rajon dhe krizën e emigrantëve”, tha mes tjeras Ivanov.
Ndryshe, gjatë ditës së nesërme Ivanov do të merr pjesë në forumin Kran Montana në Bruksel, në të cilin do të mbaj fjalim./Telegrafi/