Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ka kthyer ligjet, gjegjësisht nuk i ka dekretuar ata ligje në të cilat ka qenë i shkruar emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, njofton TV24. Nga kabineti i presidentit akoma nuk kanë dhënë qëndrim në lidhje me këtë.
Sipas procedurës, ligjet që nuk janë dekretuar nga presidenti do të duhet të shqyrtohen sërish nga shumica parlamentare, ndërsa më pas Ivanov është i obliguar që t’i nënshkruajë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në të kaluarën Gjorge Ivanov, gjithashtu refuzoi të nënshkruajë dekretin për Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe pse ky i fundit dy herë u miratua nga deputetët e shumicës.
Më pas kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i vendosi t’i publikojë në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit./Telegrafi/