Site icon Telegrafi

Ivanov: BE-ja të nxjerrë mësime dhe ta ndryshojë qasjen ndaj Maqedonisë

Anëtarësim i Maqedonisë në NATO, fillim i bisedimeve me BE-në, thellim i bashkëpunimit në sferën e sigurisë me qëllim stabilitet në gjithë rajonin, përmbajtje nga retorika nacionale dhe mosndrëhyrje në punët e brendshme, sipas AIM këto janë mesazhet kryesore që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i përcolli në takimin e liderëve në Samitin Brdo-Brioni, që u mbajt në Slloveni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Retorika nacionaliste negativisht ndikon në marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon dhe ndërhyrja në punët e brendshme krijon tensioni”, ka deklaruar Ivanovi.

Presidenti i Maqedonisë gjithashtu ka theksuar se “status quo” stërzgjatur në proceset integruese ka thelluar krizën në Maqedoni dhe ju ka dhënë alibi politikanëve të tërhiqen nga rruga evropiane.

Ivanovi i bëri thirrje BE-së të nxjerrë mësime nga efektet e deritanishme të qasjes ndaj Maqedonisë dhe rajonit./Telegrafi/

Exit mobile version