Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në hapjen solemne të konferencës së katërt botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues, deklaroi se integrimi i emigratëve është sfidë e madhe për Evropën dhe se bota duhet t’u ndihmojë refugjatëve në këtë periudhë të vështirë për ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk duhet të na befasojë që në çdo religjion vend qendror merr thirrja deri te njerëzit që të nisen në udhëtim. Thirrje që të emigrojë nga skepticizmi drejt fesë, nga kryengritja drejt pajtimit, nga urrejtja drejt dashurisë”, deklaroi mes tjerash Ivanov.
Sipas Ivanovit, sado që të jenë mes vete të ndryshëm, religjionet botërore kanë të paktën një të përbashkët, e ajo është se secila prej tyre është shkaktuar me thirrje që të lëshohet vendi, me dëbim, arrati ose migrim./Telegrafi/