Presidenti Gjorge Ivanov ka hedhur pretendimet se ai kishte përgatitur shpalljen e gjendjes së luftës në mbrëmjen e dhunës në Kuvend më 27 prill.
Ai ka vlerësuar se ky pretendim është një përpjekje e dëshpëruar për ta kthyer vëmendjen nga përgjegjësit kryesorë për ngjarjen te presidenti i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë ndarjes së çmimeve “Cilësia e Maqedonisë”, Ivanov tha se drejt tij është gishti, por kur gjykata të merr vendimin do të dihet se kush kanë qenë aktorët e vërtetë të 27 prillit.
“Opinioni i beson të akuzuarit, e jo institucioneve zyrtare. Kishte deklaratë edhe nga prokurorja, edhe nga Armata edhe nga kabineti. Deklaratat tona janë më të përmbajtura nga ato të të akuzuarit, i cili tenton të bëjë gjithçka që të shmang atë që e pret. Pyetne se ku kanë qenë gjeneralët atë ditë, shefi i shtabit gjeneral, ushtria”, tha mes tjerash Ivanov.
Ai njoftoi se pasdite do të ketë njoftim zyrtar dhe do të sqarohet në lidhje me këtë çështje./Telegrafi/