Site icon Telegrafi

Ivanov: Ftesa për anëtarësim në NATO, do të jetë nxitje për procesin e reformave

Presidenti Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës së tij në Turqi dhe pjesëmarrjes në Samitin e 21-të Ekonomik Euroaziatik, në Stamboll ka realizuar takim me kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim.

Presidenti i Maqedonisë falënderoi Turqinë për mbështetjen parimore të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, duke theksuar se ftesa për anëtarësim në aleancën veriatlantike do të jetë nxitje shtesë për procesin e reformave në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke shprehur kënaqësi për kontaktet e shpeshta mes dy shteteve në nivel të lartë, dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Turqisë, situatën aktuale në dy vendet, si dhe gjendjen në rajon. Në takim u konstatua se dy vendet kanë marrëdhënie tradicionale dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomike dhe intensifikimin e këmbimit tregtar”, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit./Telegrafi/

Exit mobile version