Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ianov sot në Vienë u takua me ish presidentin e Republikës së Austrisë Heinz Fischer, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç theksoi kabineti i presidentit të Maqedonisë, Ivanov dhe Fisher shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Evropë dhe Bashkimin Evropian, krizën me refugjatët dhe rreziqet që ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore.
Presidenti i Maqedonisë shprehu falenderime për mbështetjen e deritanishme nga Republika e Austrisë në qëllimet strategjike të Maqedonisë.
Fischer u shpreh i kënaqur me mënyrën sesi Republika e Maqedonisë ka menaxhuar me krizën e refugjatëve. Në këtë drejtim Ivanov dhe Fischer u pajtuan që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të kontinentit evropian është i patjetërsueshëm.
Në këtë takim gjithashtu u përmendën edhe gjendja ekonomike dhe politike e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë. /Telegrafi/