Site icon Telegrafi

Ivanov: Është koha e fundit që t’i kthehet dinjiteti ushtarit të Maqedonisë

Është koha e fundit që të rritet buxheti i Ushtrisë, pasi para armatës sonë ka rreziqe dhe punë të mëdha, porositi presidenti, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij me rastin e 25-vjetorit të formimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).

“Tanimë tetë vite jam komandanti i forcave të armatosura, dhe me përgjegjësi e them se ushtria jonë është e përgatitur për këto punë, por nevojiten më shumë mjete. Si shtet çdo herë kemi shprehur gatishmërinë tonë të jemi pjesë e NATO-s. Por, nëse duam t’i shfrytëzojmë privilegjet, duhet së pari të mbajmë përgjegjësi”, tha Ivanovi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se është i njohjur me standardin e jetës së ushtarëve, me çka ushqehen, në çfarë kushte jetojnë dhe çfarë uniforma veshin.

“Kam informacione të dorës së parë për rreziqet dhe jetën e ushtarëve tonë. Është koha e fundit që të kthehet dinjiteti i ushtarit. Është koha e fundit që të rritet buxheti i armatës. Pasi para ushtrisë sonë ka rreziqe dhe punë të mëdha”, tha Ivanovi.

Presidenti shtoi se përveç buxhetit të nevojshme janë edhe reformat dhe gjithë sistemi për siguri nacionale në pajtim me strategjinë për mbrojtje, e cila duhet të sillet deri në fund të këtij vitit./Telegrafi/

Exit mobile version