Dita e djeshme tregoi edhe një herë se Gjorge Ivanov drejtohet nga një parti personale dhe e ngushtë dhe jo nga interesat e qytetarëve dhe shtetit, theksoi Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së, në konferencën për shtyp.
“Ndërsa gjithë udhëheqja e shtetit theksojnë me vendosmëri që të shkojmë përpara, vetëm Ivanovi na kërkoi që të mbetemi të bllokuar në të kaluarën e urrejtjes, ndarjeve, krimit dhe mosndëshkimi. Ndërkohë që qytetarët festuan të bashkuar dhe me unitet, Ivanovi fliste dhe nxiti urrejtjen ndërfetare dhe ndërkombëtare, siç ka bërë për vite me radhë. Ivanov kështu shkeli vlerat e kryengritjes së Ilindenit dhe KAÇKM-së. Fjalimi i Ivanovit ishte një turp për Ilindenin, turp për të gjithë ata që sakrifikuan për idenë e një republike të lirë dhe të pavarur të Maqedonisë”, tha Kostadinov.
Ai theksoi se me një sjellje të tillë antishtetërore, Ivanov përsëri tregoi se nuk është përgjegjës për funksionin që e kryen. /Telegrafi/