Site icon Telegrafi

Ivanov: Duhet që së bashku të kërkojmë mirëkuptimet

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së Pashkëve ka uruar qytetarët e Maqedonisë. Ai në letrën e tij uron qytetarët për shëndet, bekim dhe shpirt të qetë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka ditë më të bekuar se Pashkët, për këtë arsye ju bëj thirrje që së bashku të kërkojmë mirëkuptime, barazi dhe dashuri mes vllezërve krishter. Të kujtojmë Ungjillin, i cili na mësoi forcën e durimit dhe vuajtjes, dashuri të vazhdueshme, të cilat triumfuan mbi të keqen”, thekson Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version