Site icon Telegrafi

Ivanov dhe Veliçkovski vizitojnë Batalionin e këmbësorisë në Shtip

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe shefi i Shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Metodija Veliçkovski, e kanë vizituar kazermën e qytetit të Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që të dy, u njoftuan nga afër me përgatitjen e Batalionit të dytë të mekanizuar të kombësorisë për t’u përballur me sfidat nga rritja e mundshme e valës së refugjatëve, që pritet të ndodhë në periudhën që vjen.

Gjatë qëndrimit në Shtip, Veliçkovski është pyetur për dygjuhësinë në vend dhe ndikimin në ARM. Ai është përgjigjur se ARM-ja punon sipas ligjeve të vendit./Telegrafi/

Exit mobile version