Telegrafi

Ivanov dhe Dimitrov dakordohen për tetë emra ambasadorësh

Portali MKD bën të ditur se si rezultat i bashkëjetesës së kryetarit të tanishëm Gjorge Ivanov dhe qeverisjes së re të vendit, është arritur një pajtueshmëri për tetë vende ambasadorësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, ky portal mëson nga Ministria e Punëve të Jashtme se janë dakorduar emrat e misioneve në Bruksel, Londër, Paris, Podgoricë, Bern, Osllo, Varshavë dhe Bukuresht.

Që të tetë këta janë diplomat karriere, ndërkaq disa prej tyre janë gra. Përndryshe, nga 57 përfaqësi diplomatike-konsulare sa ka Maqedonia, pa misionet në UNESCO dhe FAO, tani për tani ka 20 ambasada pa përfaqësues, kurse në 37 prej tyre ka 31 ambasadorë dhe 6 konzuj të përgjithshëm./Telegrafi/