Telegrafi

Ivanov: Detyrë e gjeneratës sonë është ta ruajmë pavarësinë e shtetit

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, ka uruar qytetarët e vendit.

Ai thotë se ëndrra më e madhe e një populli është të krijojë shtetin e tij dhe vetëm ata që e kanë bërë këtë kanë qenë të vetëmjaftueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot ëndrra jonë për liri dhe pavarësi të Maqedonisë është realitet. Por, liria nuk merret një herë e përgjithmonë, por për çdo ditë. Për këtë arsye, detyrë e gjeneratës tonë është të mos lejojmë që liria dhe pavarësia e Maqedonisë të jetë e zbrazët. Në çdo momente vendimtare të historisë sonë, populli ka sjellur vendim të mençur. Kështu ishte edhe në referendumin e 30 shtatorit, ndërsa shumica e deputetëve në Kuvend vepruan kundër vullnetit të popullit”, thotë Ivanov.

Ai më tej shton se duhet guxim deri në realizimin e të drejtës për vetëvendosje dhe ruajtje të pavarësisë së shtetit./Telegrafi/