Site icon Telegrafi

Ivanov deri te Yee: Zaev ta mbajë fjalën se ‘së bashku me partnerët e koalicionit do të mundësojnë garanci për të forcuar unitetin e shtetit’

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot është takuar me Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u diskutua për ngjarjet e reja politike dhe mundësitë për të tejkaluar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Ivanov dënon çdo dhunë politike dhe fizike në vend dhe theksoi se vetëm nëpërmjet dialogut duhet të kërkohet zgjidhja.

Ai poashtu theksoi se në qoftë se ka një lidership të vërtetë të kryetarëve të partive parlamentare, pengesa ligjore dhe politike për të përcaktuar mandatin për të formuar Qeverinë janë të kalueshme.

Kryetari i kërkon nga Shtetet e Bashkuara, si një partner strategjik të Republikës së Maqedonisë, të ndihmojë pengesat dhe të lejojë shumicë parlamentare të marrë mandatin.

Ivanov kërkon nga lideri i LSDM-së të përmbushë fjalën publike se “së bashku me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do të ofrojnë garanci për të forcuar unitetin e shtetit dhe se çdo gjë do të jetë në përputhje me Kushtetutën”.

Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht, as edhe, bazë për formimin e qeverisë në vend, theksoi ndër të tjera Ivanovi. /Telegrafi/

Exit mobile version