Presidenti Gjorge Ivanov deri të enjten në mbrëmje duhet të nënshkruajë dekretin e ligjit të përdorimit të gjuhëve ose ta kthejë në Kuvend me apo pa vërejtje.
Kuvendi solli ligjin për përdorimin e gjuhëve më 11 janar, ndërsa presidenti ka afat prej 10 ditësh të nënshkruajë dekretin e ligjit.
Sipas informacioneve të para thuhet se është shumë e qartë se Ivanov nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendosë veto për këtë ligj.