Presidenti Gjorge Ivanov në pajtim me kompetencat e tij kushtetuese deri në fund të javës në Kuvendin e Maqedonisë do të parashtrojë për zgjedhje të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Siç thonë nga kabineti i presidentit, propozimet do të dorëzohen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ndërsa KSHZ sot edhe zyrtarisht publikoi se zgjedhjet kanë përfunduar me çka është hapur mundësia që të dorëzohen propozimet për gjykatës kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për momentin nuk ka kandidat të propozuar edhe për vendin e tretë të zbrazët, i cili duhet të plotësohet me propozim të Kuvendit të Maqedonis.
Gjykata Kushtetuese momentalisht punon pa tre gjykatës. Krahas Gaber Damjanovskas dhe Gzime Starovës, mandati në gusht të këtij viti i ka përfunduar edhe Ismail Dardhishtës, i cili në vitin 2008 u zgjodh me propozim të komisionit kuvendor për çështje zgjedhore dhe emërime./Telegrafi/