Telegrafi

Ivanov deklaroi se nuk do ta nënshkruaj Ligjin e gjuhëve

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, qëndron në qëndrimin e tijë të ditur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e tij, konfirmojnë për AIM-në nga kabinteit i presidentit.

Edhe pas votimit të dytë të ligjit me 14 mars, Ivanov deklaroi se nuk do ta nënshkruaj dekretin edhe pas votimit të dytë të ligjit, sepse atë nuk ja lejon ndërgjegjja dhe Kushtetuta, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i bën thirrje Ivanovit që të nëshkruaj ligjin sepse këtë e ka përgjegjësi ligjore, sepse ligji ishte votuar për së dyti herë nga shumica parlamentare. Në pyetjen se a do të kërkojë përgjegjësi për presidentin nëse ai vepron në kundërshtim me Kushtetutën, Xhaferi u përgjigj se për momentin nuk mundë të zbatohet, sepse nuk ka shumicën e dy të tretave në Kuvend, të nevojshme për atë procedurë. Sipas Xhaferit, me ligjin e përdorimit të gjuhëve përfundon kuadri ligjor i Marrëveshjes së Ohrit, maqedonasit nuk humbin asgjë dhe nuk e humbin as shtetin në kuptimin e karakterit të tij unik.

Më herët edhe kryeministri Zoran Zaev deklaroi se Ivanovi duhet ta nënshkruan ligjin e gjuhëve, që pastaj për të të vendos Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Refuzimi i nënshkrimit të ligjit, Zaev mendon se është “shkelje flagrante e Kushtetutës”.

Sipas ekspertëve të së drejtës, në mesin e tyre edhe gjykatësja e më hershme e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasbourg, Marijana Lazarov-Trajkovski dhe gjykatësi kushtetues Osman Kadriu, deklaruan se presidenti duhet ta nënshkruaj ligjin, që pastaj ta shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi i Maqedonisë më 14 mars në atmosferë të tensionuar në leximin e dytë kishte votuar me 64 vota PËR, ligjin për përdorimin e gjuhëve, pa diskutime e 35.000 amandamenteve të OBRM-PDUKM-së. Për ligjin kishin votuar edhe 24 deputetë nga komuntetet jo-shumicë. /Telegrafi/