Me rastin e festës ”Shën Sava”, kryetari Ivanov ka realizuar takim me nënkryetarin e parlamentit serb dhe me pjesëtarë të bashkësisë serbe në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Ivanov ka deklaruar se Maqedonia dhe Serbia kanë traditë të gjatë historike dhe kulturore që nuk mund të rënohet për shkak të qëndrimeve të ndryshme në ndonjë çështje.
Ai shtoi se në ato vende ku ka mospërputhje qëndrimesh,duhet që të zgjidhen me dialog. Duke uruar këtë festë, Ivanov tha se Maqedonia është shembull në këto hapësira se si respektohen dhe pranohen bashkësitë etnike, përfshirë atë serbe./Telegrafi/