Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov është takuar me anëtarin e presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Dragan Çoviq, në vilën Biljana në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit nga kabineti i kryetarit Ivanov, bashkëbiseduesit kanë konstatuar një bashkëpunim të mirë dypalësh, pa ndonjë çështje të hapur, duke shprehur njiherit interesimin për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Në aspekt të gjendjes së rajonit, bashkëbiseduesit shprehën shqetësime për disa procese negative, që mund të përkeqësojnë situatat dhe marrëdhëniet në rajon, duke mos përmendur se për çfarë procese bëhet fjalë./Telegrafi/