Site icon Telegrafi

Ivanov-Baily: Do të vazhdojë të thellohet bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Maqedonisë

Sot presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Shkup ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, me të cilin kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe SHBA-ve, gjendja aktuale e të dyja vendeve si dhe gjendja e rajonit të Evropës Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti i Maqedonisë shprehu pritshmëri se do të vazhdojë edhe më tej mbështetja e SHBA-së për politikën e jashtme dhe prioritetet e Maqedonisë, si integrimi në strukturat euroatlantike, marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.

Edhe ambasadori Baily theksoi se do të vazhdojë që të forcohet dhe përmirësohet partneriteti strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version