Site icon Telegrafi

Ivanov angazhon pjesëtarë plotësues të ARM

Me kërkesë të qytetarëve nga zonat e prekura nga vërshimet, presidenti i Maqedonisë dhe komandanti suprem i Forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka sjellë vendim të angazhojë numër plotësues të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, me qëllim të ndihmojnë në sanimin e pasojave dhe dëmeve nga moti i ligë dhe t’ia ofrojnë ndihmën e nevojshme popullatës lokale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Ivanov, presidenti menjëherë pas vërshimeve që të shtunën në mbrëmje e kapluan Maqedoninë, sidomos rajonin e Shkupit, e ka obliguar ARM ti vë në dispozicion të gjithë kapacitetet e saj për ndihmë në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë.

Armata është e përfshirë në mënyrë aktive në terren me të gjithë resurset që i ka në dispozicion, me qëllim të zbutjes së pasojave në zonat më të prekura./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version