Site icon Telegrafi

Ivanka Trump uron njerkën për ditëlindje, me plot lëvdata dhe fjalë emocionuese (Foto)

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 47-të.

Me këtë rast, urimet nga familjarët, miqtë e ngushtë dhe fansat kanë qenë të panumërt, por një nga më të veçantin Melania e mori nga vajza e burrit të saj, presidentit Donald Trump, Ivanka.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Ivanka ka shkruar disa fjalë të përzemërta për Melaninë, duke e cilësuar atë si një njerkë të jashtëzakonshme, dhe duke e mbushur me lëvdata.

Lexo po ashtu Ivanka thotë në Berlin se baba i saj është mbrojtës i grave, ndërsa të pranishmëve nuk u pëlqen ajo që thotë

Gëzuar ditëlindjes Zonjës së Parë dhe njerkës time të jashtëzakonshme, Melania Trump. Një shembull mirësie dhe hijeshie për të gjithë ne”, janë fjalët e shkruara nga ajo për njerkën e saj.

Përndryshe, Ivanka ka treguar shpesh herë se është shumë e lidhur me Melaninë, po aq sa është edhe me babanë e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version