Site icon Telegrafi

Ivanka e përgëzon Oprah Winfreyn për fjalimin, ndërsa Trump thotë se do ta mposhtte nëse ajo kandidon për presidente (Video)

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka lavdëruar fjalimin e moderatores së famshme, Oprah Winfrey, në ceremoninë e Golden Globes.

Edhe pse u përhapën spekulime se 63-vjeçarja mund të kandidoje për presidente te SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme, megjithatë Ivanka e ka konsideruar si inkurajues dhe frymëzues fjalimin e saj.

(Foto: Getty Images)

Në fjalimin e saj, Oprah foli për abuzimet racore dhe seksuale, keqtrajtimet kanë qenë temë kryesore në Hollywood në muajt e fundit.

Lexo po ashtu Oprah merr gjithë vëmendjen në Golden Globes, i kërkojnë të kandidojë për presidente (Video)
(Foto: Getty Images)

“E pashë fjalimin e inkurajues dhe frymëzues të Oprah në Golden Globes. Le të bëhemi të gjithë bashkë, femra dhe meshkuj, dhe të themi: ‘Mori fund'”, ka shkruar vajza e presidentit në Twitter.

Mbështetja e Ivankas për fjalimin e moderatores nxiti reagime të përziera në rrjetet sociale.

Disa e kritikuan se e mbështet edhe babanë e saj edhe dikë që flet kundër ngacmimeve seksuale, duke qenë se vet Trump është akuzuar në të kaluarën për ngacmime seksual.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, Donald Trump është pyetur nga gazetarët se a do të fitonte ndaj Winfreyt në zgjedhjet e vitit 2020 dhe përgjigja e tij ishte se gara me të do të ishte argëtuese dhe se do ta mposhtte padyshim prezantuesen.

Por, presidenti ka thënë më tej se Oprah nuk do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version