Site icon Telegrafi

Ivan Rakiticit kjo nuk i kishte ndodhur në dy vjetët e fundit

Ivan Rakitic sërish ka mbetur në bankën rezervë të Barcelonës, e cila u takua me Real Betisin dhe e mposhti me rezultat 5-2.

Kroati duket se këtë vit do të inkuadrohet në fushë si rezervist pasi që të njëjtë gjë e bëri edhe në xhiron e parë kundër Atheltic Bilbaos, ku kataluansit pësuan humbje me rezultat 1-0.

Deri vonë, mesfushori ishte lojtari kryesor për kampionin spanjoll dhe që nga janari i vitit 2017 nuk ka qenë rezervistë në dy ndeshje të njëpasnjëshme.

Futbollisti 31-vjeçar erdhi pesë vjet më parë te Barcelona nga Sevilla dhe që atëherë ka luajtur 269 ndeshje dhe ka realizuar 24 gola.

Por me ardhjen e holandezit, Frenkie De Jong, ai u bë lojtar kryesor i mesfushës i kampionit në fuqi të Spanjës.

Ndryshe, Rakitic ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me blaugranat gjersa është nënkampion i botës me Kroacinë. /Telegrafi/

Exit mobile version