Telegrafi

Ivan Cordoba tall Milanin me tifozët shqiptar të Interit (Video)

Ish-kapiteni i përfaqësueses kolumbiane dhe njëherësh njeriu i shumë titujve, posaçërisht me Interin, tani e tutje do të jetë pjesë e të kuqve, ku qëllimi i tij është të ngritë klubin në aspektin publicitar, por edhe të sjellë dhe promovojë lojtarët e Partizanit në Evropë.

Gjatë kohës sa ishte në Shqipëri, ai u befasua nga tifozët shqiptarë të Interit të cilët kishin dalë për t’i dhënë përkrahje.

Kolumbiani u shpreh i lumtur dhe i befasuar nga dashuria dhe mikpritja nga ky grup i tifozëve, të cilët i falënderoi më pas në rrjetet sociale të tij.

Gjithsesi, në fotografinë të cilën e bënë për ta mbajtura si kujtim, nuk mungoi edhe kori ‘Kush nuk kërcen është Rossonerë”, gjë që Cordoba me shumë dëshirë iu bashkëngjiti.

Vlen të theksohet se CaffeColombia nuk ngurroi aspak të bëjë fotografi më të gjithë ata që kishin dal për të pritur. /Telegrafi/

InterClubAlbania surprize per Ivan Ramiro Cordoba!Kjo eshte video e surprizes dhe pritjes se ngrohte qe i beri sot InterClubAlbania legjendes se Interit, Ivan Ramiro Cordoba! Ai beri foto me secilin nga ne, erdhi mes nesh per te kenduar “Ole, Inter” dhe kerceu me ne tek kori “Chi non salta rossonero, e, e”. Thjesht gjigand! Nje njeri i madh mbi te gjitha, e nje legjende e vertete! Faleminderit shume Ivan, Interistat te duan!

Posted by Fc Inter Club Albania on Thursday, 24 September 2015