Kamera e vendosur në uniformën e një zyrtari policor në Kaliforni, shfaq momentin kur një vajzë e përgjakur 17-vjeçe i kërkon falje policit që e qëlloi me tre plumba pasi i ishte vërsulur me thikë.
Polici i ishte përgjigjur telefonatës se një vajzë po shkakton probleme më një restorant në Rose Avenue në Oxnard, duke mbajtur në dorë një thikë të madhe kuzhine, transmeton Telegrafi.
Drejtori i policisë në Oxnard, Scott Whiteny ka dhënë detaje për konfrontimin e vitit 2019 që është edituar dhe postuar nga departamenti i policisë.
Një vajzë e re që ishte përfshirë dhe identiteti i të cilës nuk është zbuluar, i ka mbijetuar të shtënave dhe ka kërkuar falje për veprimin.
Sipas policisë ajo këtë e kishte bërë qëllimshëm duke e detyruar policin ta qëllojë dhe t’i jap fund jetës.
Por ndodhi e kundërta, polici ia shpëtoi jetë duke mos e qëlluar në organet vitale. /Telegrafi/