Site icon Telegrafi

Iu vërsul me thikë gruas në metronë e Manhattanit, kalimtari i rastit e bën sulmuesin të pendohet – e përplas për tokë në stilin “jiu-jitsu”

Një kalimtar rasti i ka dalë në ndihmë një gruaje, e cila sulmohet brutalisht me thikë nga një burrë në platformën e metrosë së Manhattan në New York.

Pamjet e kamerave të sigurisë por edhe të kalimtarëve të rastit, shfaqin sulmuesin duke e sulmuar nga pas – duke e rrëzuar në tokë gruan që në momentet më kritike i del në ndihmë një kalimtar rasti, transmeton Telegrafi.

Ishte pikërisht Sean Conaboy që u fut “në lojë” duke e rrëzuar për tokë burrin që mbante thikën në dorë, dhe që ia kishte mësyrë gruas së pambrojtur dhe që bërtiste nga frika.

Ai në stilin “jiu’jitsu” rrëzoi sulmuesin, e më pas e ndihmuan edhe të tjerët që ta vënë nën kontroll sulmuesin – duke pritur që të shfaqet policia për ta prangosur.

52-vjeçari që shpëtoi gruan thotë se edhe para sulmit burri ishte sjellë çuditshëm, dhe se tërë kohën i është dukur i dyshimtë. /Telegrafi/

Exit mobile version