Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të kanosjes verbale ndaj një polici pasi i kishte shqiptuar gjobë një personi.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/