Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës policia ka arrestuar dy persona të cilët kishin shkuar te shtëpia e dy viktimave meshkuj kosovarë dhe kishin shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tyre.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 4 gëzhoja të fishekëve, 3 predha të fishekëve dhe një fishek i armës së zjarrit.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/