Site icon Telegrafi

Iu publikuan pamjet në gjendje të tmerrshme dhe me tri vajza të zhveshura – vjen reagimi i bashkëshortes së Wayne Rooneyt

Coleen Rooney thuhet se do të qëndrojë pranë burrit të saj Wayne pasi ai u fotografua në një dhomë hoteli me tri femra.

Trajneri i Derby County ishte fotografuar duke festuar në një klub nate pas miqësore të ekipit të tij kundër Salford City në fundjavë, para se fotot e tij në gjumë në një dhomë hoteli dhe selfiet e bëra me femrat u bënë virale në mediat sociale.

Ndërsa, Coleen mori katër fëmijët e tyre me pushime në Uells, Wayne u pa duke biseduar me një grua misterioze në një klub nate, para se modeli i mediave sociale Tayler Ryan dhe miqtë e saj Elise Melvin dhe Brooke Morgan, ta kapnin atë dhe ta shpijen në dhomën e hotelit.

Lexo po ashtu Pasi i shpërtheu skandali me tri modelet e zhveshura, Rooney bën denoncimin në polici

Nuk ka asnjë sugjerim që Wayne të ketë bërë ndonjë gjë të keqe ose të sillet në mënyrë të papërshtatshme dhe një mik i vajzave këmbëngul se nuk kishte kontakte seksuale.

Një burim i tha The Sun se Coleen beson se Wayne ishte në një situatë të kurdisur nga tri femrat dhe qëndron në mbështetje të tij.

Lexo po ashtu Gjendje e tmerrshme nga Wayne Rooney: I dehur, jashtë kontrollit, dy bjonde të zhveshura tallen me të

Ata i thanë faqes në internet: “Coleen është plotësisht pas tij. Ajo e ndjen se ai ka qenë viktimë e një kurdisje”.

“Ajo ka folur me të dhe po mbështet plotësisht versionin e tij të ngjarjeve. Ata janë bashkë”.

Imazhet dhe videot u shfaqën në Twitter të dielën në mëngjes pasi u ndanë midis grupeve të tifozëve në WhatsApp. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wso8qs2Bc6w

Exit mobile version