Telegrafi

Iu prezantua si shitës i banesave dhe ia mori paratë, mashtrohet mërgimtarja në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, me nënshtetësi të huaj ka njoftuar se mashtruar një person i prezantuar si shitës i banesës dhe i janë marr shumë e konsiderueshme e parave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 18 shkurt 2023, në ora 03:51.

“Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke  i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore. /Telegrafi/