Gregory Heinzman po vizitonte një park akuariumesh në Washington të Shteteve të Bashkuara, kur u tmerrua nga frika prej një peshkaqeni të digjitalizuar.
Megjithëse i kërkohej të mos e prekte xhamin, ai rrezikoi dhe si ndëshkim iu lëshua skena e sulmit, transmeton Telegrafi.
“Prekeni xhamin në rrezikun tuaj”, shkruante sipër me shkronja të mëdha, por ai deshi të sfidonte duke mos respektuar urdhrin.
Këtë ekran e kishin vendosur menaxherët e parkut, pasi shumë vizitorë godasin xhamat e akuariumeve, duke i shqetësuar gjallesat që jetojnë aty. /Telegrafi/
https://youtu.be/yLb8-a8sovo