Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsolav Lajçak në Pragë.
Nga Zyra e Presidentes kanë thënë për Telegrafin se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar.
“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, ka deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.
Presidentja Osmani shpesh ka kritikuar qasjen e ndërmjetësit evropian në kuadër të dialogut.
Edhe në këtë forum, ajo tha se palët nuk po trajtohen barabartë sepse ‘tavolina e dialogut është e përmbysur’ dhe Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.
Vet Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, përfshirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Po në këtë njoftim, Lajçak bëri të ditur do të udhëtojë së shpejti në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel./Telegrafi/