Telegrafi

Iu hakua faqja e Facebook-ut, Selmanaj paraqet rastin në polici

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se tash e disa ditë adresa e tij zyrtare në Facebook ka qenë cak i sulmeve kibernetike.

Ai tashmë rastin e ka paraqitur në polici, dhe kjo është bërë e ditur përmes raportit të policisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data 14.03.2022 i është pamundësuar qasja në faqen e rrjetit social Facebook dhe në të janë postuar fotografi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo po ashtu Deputeti i LDK-së cak i sulmeve kibernetike, paralajmëron nisjen e procedurave policore

Ndryshe, Selmanaj dje kishte bërë të ditur se do ta paraqes rastin në polici.

“Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore”, kishte shkruar Selmanaj. /Telegrafi/