Një person është arrestuar të enjten në Prizren pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar më shumë se 10 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dervish Salihu, Prizren, 04.11.2021 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 10.8 gram, një peshore digjitale, disa para të vogla, një telefon dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/