Site icon Telegrafi

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:40 pasi në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa armë.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur një patrullë policore ka vërejtur një veturë të dyshuar e cila ishte e parkuar në parkingun e një pompe të derivateve.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Deçan, me datën 23.02.2025, rreth orёs 21:40, një patrullë policore ka vёrejtur njё veturё tё dyshuar e cila ishte e parkuar nё parkingun e njё pompe tё derivateve. Patrulla policore, pas legjitimimit tё personave tё cilёt ishin nё veturё, gjatё kontrollit tё personave dhe veturёs, ka gjetur dhe ka sekuestruar: njё armё Sarsilmaz 2000 kal: 9mm dhe njё (1) karikator të sё njëjtёs armё, njё armё CZ 999 kal: 9mm dhe njё karikator të sё njëjtës armë, njё armё Reximex kal: 9x19mm dhe njё karikator i sё njejtёs armё, 82 copё fishekë 9×19 mm, njё mjet i mprehtё (brisk)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё. /Telegrafi/

Exit mobile version