Policia e Kosovës dje pas urdhëresës së gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari nga Vitia.
Gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, 273 fishekë të kalibrit 7.62mm. dhe 15 fishekë të kalibrit 12mm.
Ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e tri mjeteve shpërthyerës (granat dore).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/