Site icon Telegrafi

Iu fut garës së “rrëzimit” të duarve, britanikja sfidoi burrin e panjohur – përfundoi me dorë të thyer

Një vajzë e re nga Britania e Madhe iu fut garës së rrëzimit të duarve me një të huaj – por janë bërë një vit që kur ajo vajton atë moment dhe akoma nuk është rikuperuar plotësisht.

Fjala është për Daisy Johnson, 24-vjeçe nga Londra, e cila po festonte me miqtë kur vendosi të futet në garën për rrëzimin e duarve, transmeton Telegrafi.

24-vjeçarja mbeti me dorë të thyer dhe u detyrua të durojë dhimbje të mëdha për disa ditë – derisa kocka kishte filluar sërish t’i ngjitet.

Në një video amatore, asaj madje i dëgjohet kocka kur i thyhet derisa ishte duke garuar me një burrë që kurrë më parë nuk e kishte njohur.

Kjo adhuruese e fitnesit u detyrua që në vend të palestrës t’i kalojë disa muaj e mbyllur në shtëpi – duke u rikuperuar nga gara që i kushtoi shtrenjtë.  Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version