Grupi i i famshëm Maneskin performuan në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022 të dielën mbrëma.
Ata u ngjitën në skenën e Qendrës “Prudential” në Newark, New Jersey me një pamje të egër për sa i përket veshjes, gjë e cila τoi në censurimin e performancës së tyre.
Solisti i grupit, Damiano David, kishte veshur një palë pantallona të hapura nga pjesa e prapme, të cilat zbulonin të pasmet e tij.
Megjithatë, nuk ishte vetëm prapanica e zhveshur dhe e ekspozuar, pasi basistja Victoria De Angelis ekspozoi gjithashtu gjoksin e saj dhe në një moment asaj i dolën thithkat.
Regjia u tregua e shpejtë duke zhvendosur kuadrin nga pamja e gjoksit të Victorias në atë të sediljeve të audiencës.
Muzikantja 22-vjeçare kishte mbërritur në ceremoninë e çmimeve së bashku me shokët e grupit Damiano, kitaristin Thomas Raggi dhe bateristin Ethan Torchio.
Victoria kishte veshur një bluzë, e cila në gjysmën e saj ishte e zhveshur dhe ekspozonte njërin gjoks.
Ajo e kombinoi bluzën ekstravagante me pantallona të vogla dhe çizme të larta deri në kofshë.
Davidi ndryshoi veshjen e tij për performancën. Ndërsa interpretonte këngën e tyre “Supermodel”, e publikuar në maj të këtij viti.
Këngëtari 23-vjeçar u kujdes që të vinte në pah koleksionin e tij të tatuazheve, ndërsa u shfaq tërësisht i zhveshur në pjesën e sipërme gjatë interpretimit të këngës.
Pavarësisht se grupi emociononte audiencën në skenë, fansat nxituan të vunë në dukje se pjesa më e madhe e performancës ishte censuruar pasi basistja Victoria De Angelis në dukje kishte një mosfunksionim të garderobës.
Performanca e grupit vjen pasi ata fituan një çmim MTV VMA, për kategorinë “Videoja muzikore më e mirë e zhanrit alternative”, për klipin e tyre “”I Wanna Be Your Slave”.
Pas fitores, David rrëfeu se grupi “nuk priste të [fitonte]”.
“Ka shumë artistë të mëdhenj këtu, kështu që është një nder për ne, sigurisht”, thanë grupi për ‘Entertainment Tonight’. /Telegrafi/