Në fshatin Terllabuq të komunës së Vushtrrisë, sot është mbajtur ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu, ku u vlerësuar lart kontributi i tij në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror.

Në ceremoninë mortore morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Kolonel Hoxha, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe eprorë e kolegë nga Policia e Kosovës.
Të pranishmëve në ceremoni me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i MBP-së, drejtori i përgjithshëm i PK-së, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, si dhe një familjar i zyrtarit Rexhep Sejdiu, të cilët folën për shëmbëlltyrën, punën profesionale dhe sakrificën e pakursyer të zyrtarit Sejdiu në ofrim të sigurisë, ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror.
Po ashtu dy vajzat e kolegut Rexhep Sejdiu përmes poezive të dedikuara, me shumë emocion evokuan kujtime për babain e tyre në ceremoni.
Polici Rexhep Sejdiu ka ndërruar jetë dje në vendin e punës, në pikë kalimin kufitar Jarinje.