Site icon Telegrafi

Iu afrua orangutanit, influencuesi nga India për pak sa nuk e pësoi keq

Një influencues duket se ka marrë leksionin e jetës – duke i treguar se jo gjithçka duhet bërë për ca klikime apo për famë.

Hasanal Arifin iu afrua kafazit të një orangutani në kopshtin zoologjik Kasang në Indonezi – duke menduar se do të mund të tallet me këtë kafshë, transmeton Telegrafi.

Por në një moment 19-vjeçarin e rrëmbeu orangutani, që e përplasi për rrethoje të hekurt dhe assesi nuk e lëshonte.

Madje atij i doli në ndihmë miku, duke menduar se do ta lirojë nga duart e fuqishme të kafshës – por pa ndonjë sukses.

Tentuan edhe ta godasin në duart, por sërish dështuan. Me kalimin e sekondave, kafsha sa vinte e bëhej me agresive dhe e përplasi plotësisht për kafazi.

Videoja është bërë virale dhe nga publikimi në Twitter ka marrë mbi 16.5 milionë shikime. Kurse sipas ekspertëve, kjo kafshë është mjaft e fuqishme dhe po të mos e kishte lëshuar të riun, ai edhe ka mundur ta pësojë me jetë.

Megjithatë në fund u lirua nga ai, dhe për disa momente assesi nuk mund të qetësohej nga trauma që ia kishte shkaktuar orangutani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version