Telegrafi

Iu adresua parlamentit të shtetit tërësisht i zhveshur (Foto)

Murgu i njohur si Sagar, është paraqitur para deputetëve të parlamentit të Haryana në Indi, teksa ishte tërësisht i zhveshur.

Ky njeri që është udhëheqësi i sektit religjioz ‘Digambara’, ka folur për 40 minuta për të drejtat e njeriut, kryesisht për barazi gjinore, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë, deputetët e kanë tundur kokën në shenj mirëkuptimi, pa u shqetësuar se ai është pa asnjë rrobë në trup.

Sagar ka zgjedhur këtë formë të prezantimit, meqenëse feja që e ndjekë refuzon të gjitha gjërat moderne që i përkasin kësaj bote, përfshirë edhe rrobat dhe duan të jetojnë si asketë.

“Po jetojmë në shekullin e 21-të, por kur po shoh se femrat dhe meshkujt po trajtohen në mënyrë të ndryshme, më duket sikur jemi kthyer në shekullin 14-të” ka thënë ai në ligjëratën e tij. /Telegrafi/