Sulmuesi argjentinas, Juan Manuel Iturbe pritet të largohet nga skuadra e Romës.
Hapësirat e pakta të tija nën urdhrat e Luciano Spallettit kanë bërë që Iturbe ta mendoj largimin.
Argjentinasi u transferua në Romë nga Pescara si një përforcim i madh mirëpo ai ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij.
Kësisoj Roma po mendon ta huazojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e ardhshme e Iturbes pritet të jetë Torino e cila po e kërkon me ngulm.
Kujtojmë që Iturbe për gjashtë muaj më parë ishte huazuar edhe në Ligën Premier tek skuadra Bournemouth. /Telegrafi/