Valentina Arrazi, kunata e Almës është personi i fundit që ka parë 39-vjeçaren dhe fëmijët e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
Edhe pse ishin së bashku në një nga lokalet e Shkodrës 10 minuta më pas Alma Arrazi shihet mbi urë në hyrje të saj.
Hetuesit, pas kqyrjes së pamjeve filmike do te marrin serish ne pyetje kunaten e cila deri ne keto momente nuk është marrë në hetim.
Valentina Arrazi ndonëse ka dhënë dëshminë e saj në polici pas ngjarjes së rëndë pritet të merret sërish në pyetje.
Diçka e tillë bëhet për të kuptuar nëse kunata mund të ketë dyshuar mbi gjendjen e rënduar psikologjike të 39-vjecares por edhe telefonatat e saj më pas dhe cilët kanë qenë personat që ka komunikuar.
Nga rindërtimi i lëvizjeve të Alma Arrazit, sipas prokurorisë së Shkodrës ajo ka konsumuar kafen me Valentinën pikerisht ne kete lokal e më pas në këmbë është drejtuar per tek ura e Bunes.
Pas 12 minutash ecje, Alma Arrazi shihet teksa futet ne Uren e Bunës rreth ores 20:21.
Per shkak te lëvizjeve te automjeteve, hetuesit mendojnë se Alma Arrazi pasi kaloi urën u kthye në të djathtën e saj dhe mbërriti deri në afërsitë një lëndine, e cila zbret deri në afërsi të lumit. Ketu per policinë është dhe momenti i fundit./A2 CNN