Ministria e Brendshme e Italisë, ndaloi ankorimin e anijes së shpëtimit të emigrantëve, duke thënë se ata që janë në bord ‘Italinë mund ta shohin vetëm në kartolina’.
Ky veprim i Matteo Salvinit, që bëhet në vazhdën e përpjekjeve që të ndalojë hyrjen e emigrantëve nga Mesdheu, vjen vetëm një javë pasi ndaloi hyrjen e një anijeje të huaj që po transportonte 630 emigrantë, që u desh të dërgohej në Spanjë, transmeton Telegrafi.
Anija e fundit që i përkiste operatorit bamirës gjerman Mission Lifeline, është dashur të ndalonte në ujërat e Libisë, shkaku i urdhëresave të rojave bregdetare italiane.
Ministri i brendshëm që po i kërkon Maltës të merr emigrantët, po i bën presion shteteve evropiane që të ndajnë së bashku obligimin dhe të pranojnë të ikurit, ndërsa këmbëngulë se ata ‘Italinë mund ta shohin vetëm në kartolinë’.
Mission Lifeline ka hedhur poshtë pretendimet e Salvinit, duke thënë se po kërkonin një port të sigurt vetëm për ndalim, gjë që nuk iu ka mundësuar.
“Për sigurinë e stafit dhe atyre që janë shpëtuar, në mënyrë njerëzore dhe politike i kërkojmë Maltës t’i hapë portet. Portet italiane, nuk janë më në dispozicion të trafikantëve, të hapen portet malteze ose franceze. Nuk mund të pranojmë asnjë person, por e kundërta, na duhet t’i largojmë disa”, ka thënë ministri.
Anijet që bartin emigrantë, Salvini i ka quajtur si taksitë që e dërgojnë pasagjerin dhe më nuk kujdesen për të, ndërsa ka kërkuar nga Unioni Evropian më shumë ndihmë në çështjen e emigrantëve. /Telegrafi/