Site icon Telegrafi

Italiani në vend të francezit

Mediat britanike raportojnë se Arsenal kanë identifikuar pasardhësin e trajnerit francez, Arsene Wenger.

Corriere dello Sport shkruan sot se Gunners janë duke marrë parasysh që ta shkarkojnë Wengerit pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe pothuajse edhe në luftën për titullin e kampionit të Ligës Premier.

Në rastin e largimit të Wengerit, gazeta beson se francezi do të pasohet nga italiani, Roberto Mancini, i cili është një adhurues i madh i futbollit anglez, transmeton Telegrafi.

Corriere raporton se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet klubit dhe italianit, por vetëm se zyrtarët e ekipit londinez po e shqyrtojnë si mundësi.

Mancini fitoi Ligën Premier me Manchester Cityn në vitin 2012, por ka një kontratë me Interin deri në 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version